Lajmi Fundit
Bayraktarët mund të godasin objektivat nga 5 mijë metra lartësi
Dronët Baryaktar, që Kosova i ka pjesë të arsenalit luftarak, janë efektivë për të survejuar dhe kanë shkallë të lartë preciziteti për të sulmuar objektiva, qofshin ato tanke apo mjete të tjera luftarake.
Ata fluturojnë kryesisht në lartësi prej 5 mijë metrash dhe mund të qëndrojë në ajër deri në 24 orë.
Pajisjet më të reja të Forcës së Sigurisë, janë fluturaket që i sollën jo pak dëme ushtrisë ruse, gjatë pushtimit të Ukrainës.
Dronët Baryaktar, që Kosova i ka pjesë të arsenalit, janë efektivë për të survejuar dhe kanë shkallë të lartë preciziteti për të sulmuar objektiva, qofshin ato tanke apo mjete tjera luftarake.
“Bayraktarët” u kthyen në sensacion në 2020-n, kur u përdorën në luftën në Nagorno-Karbakh mes Azerbaixhanit dhe Armenisë. Forcat azere të pajisur me këta dronë nga aleati i tyre Turqia, i shkaktuan dëme të shumta ushtrisë armene.
Sulmet xhiroheshin nga kjo fluturake dhe më pas postoheshin në rrjete sociale, siç po ndodhë edhe në Ukrainë.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, numëron disa nga përparësitë e dronëve Bayraktar.
“Janë fluturake të cilat kanë efikasitet në fushëbeteja, sidomos në distanca të shkurta dhe padyshim janë mjete të cilët shpeshherë kanë arritur t’i shmangën mjeteve të navigimit, përkatësisht radarëve të ushtrive të cilave i posedojnë këto mjete”, ka thënë Elezi.
Droni Bayraktar është vetëm 6.5 metra i gjatë, me një hapje krahësh prej 12 metrash dhe ka një motor me 100 kuaj fuqi.
Shpejtësia maksimale e tij është 220 kilometra në orë dhe është në gjendje të mbajë një sërë armësh vdekjeprurëse nga arsenali turk.
Bayraktar fluturon kryesisht në një lartësi prej 5 mijë metrash.
Mund të qëndrojë në ajër deri në 24 orë.
Elezi thotë se këta dronë, janë shumë efikasë edhe për spiunazh.
“E veçanta e këtyre dronëve ka të bëjë jo vetëm në saktësinë në përdorimin e tyre kundër bazave apo mjeteve të rënda luftarake por edhe për arsye të survejimit, vëzhgimit. Këta dronë inteligjentë mendohet që kanë kapacitet të theksuar në survejim, përkatësisht në hulumtim të vendeve ku mund të organizohen aktivitete të fshehta për përgatitje luftarake, mund të zbulohen mjete të ndryshme të cilat mund të jenë të rrezikshme, po ashtu mund të zbulohen edhe baza ushtarake dhe mjete të ndryshme si tanket apo diçka tjetër”, ka shtuar Elezi.
Turqia pretendon se dronët e prodhuesit “Baykar” nuk mund të përdoren kundër ushtrisë së tyre, meqë supozohet se kanë të instaluar një sistem që i pengon ata të sulmojnë caqet turke.
Llogaritet që vlera e një droni të tillë është 5 milionë euro, gjashtëfish më e lirë se e atyre amerikanë “Reaper”.
