Connect with us

Krimi që tronditi ishullin grek, shpërthen i vëllai: Dua ta heq qafe vrasësin

Lajmi Fundit

Krimi që tronditi ishullin grek, shpërthen i vëllai: Dua ta heq qafe vrasësin

Polonia është gjithashtu e tronditur nga vdekja tragjike e 27-vjeçares Anastasia Rubinska, trupi i së cilës u gjet i zhveshur, i mbështjellë me çarçaf në një moçal në ishullin Kos në Greqi.

27-vjeçarja me origjinë polake, kishte shkuar në ishullin grek për të punuar gjatë sezonit turistik nsë bashku me të dashurin e saj.

E reja dyshohet se është vrarë nga një 32-vjeçar i arrestuar nga policia.

Në lidhje me vrasjen e 27-vjeçares ka reaguar dhe vëllai i saj, përmes një postimi prekës në facebook.

“Është e vështirë ta shkruaj këtë… Por Pusho në Paqe motër!!! Qofshi të bekuar dhe të jesh e sigurt se drejtësia do të vihet në vend!”, ka shkruar Adrian Rubinski në postimin e tij.

Në një prononcim për mediat greke, në hidhërim e sipër, i vëllai tha se do të donte një takim me personin që dyshohet që e vrau dhe të vendoste vetë drejtësinë në vend.

“Do të doja dhjetë minuta të takohesha me këtë njeri dhe ta “përfundoja” vetë. Sigurisht që nuk mendoj se ishte një aksident. Nuk mund të them asgjë tjetër. Le të bëhet drejtësi. Personat që e kanë bërë duhet të dënohen siç e meritojnë ”, tha ai.

Pas gjetjes së trupit, policia tani po fokusohet në zbardhjen e krimit të tmerrshëm, ku i dyshuari kryesor është një 32-vjeçar nga Bangladeshi i arrestuar të shtunën.

Vendndodhja ku Anastasja u gjet e vrarë, e mbuluar me gjethe dhe degë, është rreth një kilometër nga shtëpia e 32-vjeçarit.

Telefoni celular i saj u gjet gjithashtu gjysmë kilometër larg shtëpisë së të dyshuarit, me kartën SIM të hequr.

Mediat greke raportuan se gjurmë të ADN-së së 27-vjeçares u gjetën në shtëpinë e të dyshuarit dhe se hetuesit policorë vunë re shenja gërvishtje në trupin e 32-vjeçarit.

Raportohet se i dyshuari i tha policisë se Anastasia dhe ai kishin kryer marrëdhënie në shtëpinë e tij para se ta linte në një vend ku do ta merrte partneri i saj.

Rubinska kishte mbërritur në ishullin Kos në Dodekanez me partnerin e saj polak për të punuar në një hotel në zonën Tigaki-Marmari gjatë sezonit të verës.

Ajo u raportua e zhdukur nga partneri i saj të martën, i cili i tha policisë se Anastasia e kishte kontaktuar mbrëmjen e së hënës për t’i thënë se ishte e dehur dhe pak më vonë ajo i dërgoi vendndodhjen e saj të saktë në mënyrë që ai të shkonte ta merrte. Por kur mbërriti, nuk gjeti njeri aty dhe celulari i saj ishte i fikur.

Policia bën me dije se po vijon hetimet në lidhje me zbardhjen e ngajrjes, ku si i dyshuar tashmë është marrë edhe shoku i dhomës së 32-vjeçarit.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top