Connect with us

U vra nga i riu shqiptar, familja dhuron të gjitha organet e zjarrfikësit italian

Lajmi Fundit

U vra nga i riu shqiptar, familja dhuron të gjitha organet e zjarrfikësit italian

Familja ra dakord për dhurimin e organeve të 34-vjeçarit pasi kjo kishte qenë edhe dëshira e tij. Të gjithë organet e zjarrfikësit u dërguan në spitalin e Bolonjës, ndërsa pritet që i riu të përcillet sot për në banesën e fundit, në Foggia

ITALI- I është dhënë lamtumira Giuseppe Tucci, zjarrfikësit 34-vjeçar i cili u vra pas një përleshjes me shqiptarin Klajdi Mjeshtri në një klub nate në Rimini.

Familja ra dakord për dhurimin e organeve të 34-vjeçarit pasi kjo kishte qenë edhe dëshira e tij. Të gjithë organet e zjarrfikësit u dërguan në spitalin e Bolonjës, ndërsa pritet që i riu të përcillet sot për në banesën e fundit, në Foggia

Një ditë më parë u kryen edhe homazhe për vdekjen e të riut. Makina e funeralit nga morgu i spitalit Infermi, u drejtua fillimisht në komandën krahinore të zjarrfikësve, më pas në aeroportin Fellini, ku i riu shërbente.

Kolegët vendosën automjetet në sheshin e kazermës dhe mbajtën një minutë heshtje, më pas homazhet me sirena, ndërsa të afërmit qanin. Autor i ngjarjes së rëndë është një shqiptar. 28-vjeçari Klajdi Mjeshtri është vënë në prangat e autoriteteve italiane dhe akuzohet për vrasje me dashje. Dyshohet se i riu shqiptar e vrau zjarrfikësin italian për xhelozi.

Shqiptari sipas mediave italiane thuhet se ka goditur 50 herë me grushte italianin, i cili pasi u shtrua në spital përfundoi në gjendje kome. Në një kohë të shkurtër mjekët konstatuan vdekjen e trurit të tij dhe pasditen e 12 qershorit ai ndërroi jetë.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top