Connect with us

VIDEO/ Kaos në Spitalin e Vlorës, familjarët e 35 vjeçarit që humbi jetën nga korrenti, rrahin policin! Efektivët dhe bluzat e bardha ndërhyjnë t’i ndajnë

Lajmi Fundit

VIDEO/ Kaos në Spitalin e Vlorës, familjarët e 35 vjeçarit që humbi jetën nga korrenti, rrahin policin! Efektivët dhe bluzat e bardha ndërhyjnë t’i ndajnë

Kaos në Spitalin e Vlorës. Mesditën e 19 qershorit kamerat e spitalit të Vlorës kanë regjistruar një sherr që ka ndodhur në hyrje të spitalit.

Kaos në Spitalin e Vlorës. Mesditën e 19 qershorit kamerat e spitalit të Vlorës kanë regjistruar një sherr që ka ndodhur në hyrje të spitalit.

Të afërm të Arbër Feratit, 35 vjeçari i cili humbi jetën pasi autokombajna që drejtonte ra në kontakt me energjinë elektrike i vërsulen policit ta rrahin.

Trupi i të riut ishte transportuar me autoambulancën e njësisë shëndetësore Orikum dhe me mbërritjen në hyrje të urgjencës së spitalit ambulancës i është bllokuar dera.

Bluza të bardha dhe të afërm kanë tentuar të hapin derën e ambulancës por nuk ia kanë dalë deri në përdorimin e forcës.

Pikërisht tentativa për të hapur derën e autoambulancës që ka zgjatur për disa minuta dhe kjo ka sjellë irritimin e të afërmve të 35 vjeçarit dhe sherrin në hyrje të spitalit.

Gjatë sherrit disa persona kanë marrë lëndime të lehta, mes tyre një efektiv i policisë dhe të afërm të 35 vjeçarit. Pas situatës së krijuar policia ka shoqëruar në komisariat një prej familjarëve të Feratit.

Shumë detaje të ngjarjes pritet të sqarohen në vijim

Lajmi në përditësim…

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top