Connect with us

U vra në mënyrë makabre nga partneri, përgjigja e ADN-së e konfirmon: Trupi i murosur nga italiani i përket Sibora Gaganit

Lajmi Fundit

U vra në mënyrë makabre nga partneri, përgjigja e ADN-së e konfirmon: Trupi i murosur nga italiani i përket Sibora Gaganit

Analizat e ADN-së konfirmojnë se trupi i murosur, i cili u gjet në apartamentin në Torremolinos të Spanjës më 6 Qershor i përket Sibora Gaganit, e cila u zhduk në vitin 2014 në Spanjë, ku kishte shkuar për të jetuar më të dashurin italian, Marco Romeo.

Ky i fundit u arrestua më 17 Maj për vrasjen e partneres aktuale Paula, një 28-vjeçarje spanjolle e cila u vra me 14 goditje me thikë nga shtetasi italian.

Çështja për Siborën u rihap dhe kërkimet për Siborën rinisën pas deklaratës spontane të 45-vjeçarit teksa shoqërohej për një vrasje të dytë, atë të 28-vjeçares spanjolle Paula, nëna e djalit të tij.

Autoritetet gjyqësore, i kanë komunikuar familjes Gegani përgjigjet e ADN-së, pas ekspertizës që iu nënshtruan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga.

Lexo po ashtu
Trupi i Siborës u gjet më 6 Qershor, i murosur në apartamentin ku ata kishin jetuar në qendër të Terremolinës. Ishte vetë Marco Romeo që u tha autoriteteve spanjolle se e kishte vrarë e murosur 22-vjeçaren, 9 vjet më parë.

Por sipas mediave spanjolle, në momentin që u mor në pyetje para gjykatës, ai ka deklaruar se është i pafajshëm. Deklarata mësohet se ka ndodhur para se të gjendej trupi i murosur. Por me gjetjen e saj tashmë ai përballet me akuzën për vrasje të dyfishtë.

Aktualisht, synimi kryesor i familjes është kthimi i trupit në Itali për t’i bërë varrimin e duhur. Juristja Emanuela Di Marco konfirmoi se do të vlerësohen edhe çështjet burokratike dhe kostot, të cilat zakonisht janë të konsiderueshme në këto raste. Nëse familja nuk mund t’i përballojë këto shpenzime, do të shqyrtohet mundësia për të kërkuar ndihmë nga Bashkia Nettuno.

Nëna e Siborës tregoi se ishte Romeo ai që e kishte telefonuar për ta pyetur nëse Sibora ishte kthyer në Itali, por ajo i tha jo.
“Ishte ai që më mori në telefon për të më pyetur nëse Sibora ishte kthyer tek unë në Itali, unë iu përgjigja jo pse? Dhe më tha se ishin grindur dhe ajo kishte dy ditë që kishte ikur”, sqaron gruaja, duke saktësuar se ajo e pyeti menjëherë Romeon nëse rastësisht kishte ndodhur diçka, “qoftë pa dashje, por ai e ka mohuar gjithmonë”, vazhdon ajo.

Dëshira e vetme e nënës së Siborës është që të mund t’i bëjë një varrim të denjë vajzës së saj për lamtumirën e fundit.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top