Connect with us

Pas studimeve 3 vite punë me detyrim në Shqipëri, studenti i mjekësisë shpërthen ndaj qeverisë: Ndihemi si kavie, po na detyrojnë të rrimë vetëm ne

Lajmi Fundit

Pas studimeve 3 vite punë me detyrim në Shqipëri, studenti i mjekësisë shpërthen ndaj qeverisë: Ndihemi si kavie, po na detyrojnë të rrimë vetëm ne

Eliot Sulçaj, student i mjekësisë në vitin e gjashtë gjatë një interviste televizive shprehet se nuk njeh asnjë student që të jetë dakord me propozimin për të qëndruar 3 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve. Ai tha se ndihen si kavie pasi janë piketuar vetëm ata për këtë propozim dhe jo studentë të ndonjë dege tjetër.

Nxënësit e universitetit të Mjekësisë do të duhet të qëndrojnë 3 vite në Shqipëri pasi të përfundojnë vitet akademike dhe 3 të tjera nëse duan të bëjnë dhe specializimin. Nëse nuk e pranojnë këtë kusht, ata do të duhet të paguajnë tarifën e plotë të studimeve që është rreth 13-14 fish më e lartë se çfarë paguajnë aktualisht.

“Mjekësia është një nga ato sektorët më kritik dhe më vital të shoqërisë, pra është çështje bazike dhe çështje mbijetese dhe nuk mund të bëhet kompromis. Është e vërtetë që ne kemi një problem dhe është elefanti në dhomë në këtë rast, që mjekët e rinj po ikin dhe nuk e kanë më zgjedhje të preferuar Shqipërinë. Nga këtu fillon problemi, nga këtu fillon dhe zgjidhja. Pyetja që duhet bërë është, jo si mund ti detyrojmë ne këta të rrinë, por si mundemi ne ta bëjmë sistemin shëndetësor dhe Shqipërinë aq të mirë sa këta të zgjedhin të qëndrojnë vet,” – u shpreh Sulçaj.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top