Connect with us

Gjykata e Posaçme kalon për gjyq Sonila Qaton për tenderin Kardhiq-Delvinë, 6 të pandehur pranojnë të hyjnë me gjyq të shkurtuar

Lajmi Fundit

Gjykata e Posaçme kalon për gjyq Sonila Qaton për tenderin Kardhiq-Delvinë, 6 të pandehur pranojnë të hyjnë me gjyq të shkurtuar

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizura dhe Korruspinit ka kaluar dje për gjykim dosjen kundër ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato dhe 9 zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni. Vendimi është marrë gjatë shqyrtimit të rastit në seancën paraprake, ku gjyqtari Erjon Bani, ka miratuar veprimet hetimore të Elvin Gokaj, përfaqësuesit të prokurorisë, duke vendosur kalimin për gjykim të 10 të pandehurve të kësaj dosje penale që mban nr. 175.

Ish-drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato, gjatë seancës paraprake të gjykimit kërkoi pushimin e dosjes, pasi sipas saj nuk ekziston asnjë element penal që faktonte “Shpërdorimin e detyrës” prej saj. Katër nga të pandehurit, përfshirë këtu Sonila Qaton hynë me gjykim të zakonshëm, duke pretenduar ti nënshtrohet një procesi gjyqësor që do zhvillohet fletë pas flete në dosjen penale. Ndërsa 6 nga të pandehurit kërkuan gjykim e shkurtuar, të cilin ja pranoi gjykata. Emrat e zyrtarëve të Autoritet Rrugor Shqiptar, rezultojnë të jenë implikuar në dosjen penale me Nr.175 që bën fjalë për abuzimet në ndërtimin e lotit Nr.7 të rrugës Kardhiq-Delvinë. Sipas dokumentacionit të siguruar, rezulton se bëhet fjalë për 10 persona zyrtarë të ARSH, ku në krye të listës në cilësinë e të pandehurës qëndron ish-drejtoresha e këtij institucioni, Sonila Qato. Ndërsa lista vijon me Erdit Salillarin, Elona Gogo, Simon Prendi, Admir Pahumi, Miranda Shkurti, Arbër Troka, Almir Hoxhaj dhe Arjana Hasani.

Hetimet

Ndërkohë hetimet për këtë rast janë duke vijuar në një dosje të dytë në SPAK, ndaj Agron Hysës njërit prej pronarëve të shoqërisë private “Vëllezërit Hysa”, Elton Mustës, financierit të kësaj kompanie dhe kompanisë tjetër të ndërtimit “Sulova Ndërtim Prodhim”. Hetim ndaj dy subjekteve dhe dy individëve është duke u zhvilluar për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve”, pasi jepen raporte financiare në kryerjen e volumit të punimeve me të dhëna të rreme.

Rezulton se gjatë hetimeve të kryera nga SPAK, përgjatë një periudhe 3 vjeçare janë kryer disa kontrolle banesash të zyrtarëve të ARSH dhe tek ambientet e zyrave të kompanisë “Vëllezërit Hysa”. Kallëzimi penal ndaj zyrtarëve të ARRSH është bërë në SPAK në muajin shtator 2019 nga kompania “Gjoka Konstruksion”, e cila pretendoi se është përjashtuar në mënyrë të padrejtë dhe antiligjore nga kryerja e punimeve të rrugës Kardhiq-Delvinë. Nga auditimi ka rezultuar se nga gara është skualifikuar kompania me ofertën më të ulët duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit prej 5 milionë euro.

Prangosen dy persona në Gjirokastër

Nga ana tjetër, dy persona kanë rënë dje në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës 15 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin. “Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 63”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve, 49 vjeç dhe 39 vjeç, banues në Durrës.

Në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, shtetasit janë kapur në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, me 2 automjete, në drejtim të Tiranës, 15 emigrantë nga vendet MENA që kishin synim kalimin e paligjshëm në vendet fqinje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet dhe 2 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi dje policia.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top