Connect with us

Gërvalla për gazetën ‘Der Standard’: Lajçak jehonë qëndrimeve të Vuçiçit

Lajmi Fundit

Gërvalla për gazetën ‘Der Standard’: Lajçak jehonë qëndrimeve të Vuçiçit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë për emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, se ai shpesh mban anwn e Serbisë, madje sipas saj, kjo e inkurajon presidentin serb Aleksandër Vuçiç që të përshkallëzojë situatën.

Gjatë një interviste për gazetën Der Standard, Gërvalla ka deklaruar se situata në Veriun e Kosovës është shumë e rrezikshme, duke thënë se ka edhe trupa të “Wagner”.

“Përshkallëzimi është rezultat i një strategjie të gabuar. I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, shpesh mban qëndrimin e Vuçiçit. Jo vetëm që kjo është vdekjeprurëse për ndërmjetësimin; e inkurajon Vuçiqin të përshkallëzohet. Situata është jashtëzakonisht e rrezikshme, madje ka edhe trupa Wagner në vend. Një strategji e re nevojitet urgjentisht, duke përfshirë staf të ri, nëse duam të ndalet përshkallëzimi”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka deklaruar se qëllimi i Rusisë në Kosovë është destabilizimi, duke thënë se partnerët perëndimorë nuk duan të dëgjojnë për atë që Kosova iu thotë për ndikimin rus.

“Ne kemi paralajmëruar për një kohë të gjatë, por shumë partnerë perëndimorë, përfshirë Austrinë, nuk duan të dëgjojnë apo shohin. Të flasin, të japin këshilla, këtë duan. Fatkeqësisht, gjërat po shkojnë mirë për Kremlinin”, ka deklaruar ajo.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top