Connect with us

Qëndrim me detyrim i mjekëve pas studimeve, studentja “shuplakë” qeverisë dhe nxjerr zbuluar kontratën si kusht për të marrë diplomën

Lajmi Fundit

Qëndrim me detyrim i mjekëve pas studimeve, studentja “shuplakë” qeverisë dhe nxjerr zbuluar kontratën si kusht për të marrë diplomën

Studentja në vitin e pestë të mjekësisë, Kiada Hoxha gjatë një intervste televizive u shpreh se propozimi për të paguar 4-5 mijë euro vitin nëse nuk lidhin një kontratë për të mos u larguar nga Shqipëria menjëherë pas përfundimit të studimeve iu ka ardhur papritur.

Sipas saj nuk janë vetëm studentët që aktualisht po marrin mësime në Fakultetin e Mjekësisë, por dhe ata që kanë përfunduar dhe nuk preken nga ky draft që kanë reaguar pas njoftimit.

“Ne na është vendosur si kusht që të nënshkruajmë një kontratë, ndoshta viti që vjen, viti i ri akademik, për të punuar 3 vite pas përfundimit të periudhës tonë studimore prej 6 vitesh aty ku do të jetë e nevojshme për të ofruar shërbim shëndetësor në të gjithë rajonin,” – u shpreh Hoxha.

Ajo tregoi se kontrata përfshin vetëm 6-vjeçarin e shkollës, pastaj në rast se do të bëjë dhe një specializim që mund të zgjasë 3-4 vite në varësi të degës, në mënyrë që ky specializim të paguhet me tarifën e shtetit dhe jo me të plotën, edhe këtu duhet të qëndrosh 3 vite të tjera.

Pra, për çdo student që përveç shkollës do bëjë dhe specializimin, qëndrimi “i detyruar” do të jetë 6 vjet.

“Të them të drejtën shumica prej nesh nuk do të zgjedhë një specialitet me kuotë të pambuluar sepse është e pamundur, është shumë e vështirë që të përballohet e plotë.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top