Connect with us

“Jam ndjerë e përdhunuar verbalisht”, Zhaklin Lekatari flet pas vizitës në Serbi dhe komenteve negative që mori

Lajmi Fundit

“Jam ndjerë e përdhunuar verbalisht”, Zhaklin Lekatari flet pas vizitës në Serbi dhe komenteve negative që mori

Gazetarja dhe ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania 2, Zhaklin Lekatari, është shprehur se u ndje shumë keq nga komentet që mori pas vizitës në Beograd.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se është ndjerë e përdhunuar verbalisht.

Ajo tutje shtoi se u largua nga një program pasi e komplimentuan për këtë pjesë, gjersa shtoi se dhuna është e papranueshme.

“ Jam ndjerë super mega e dhunuar e përdhunuar verbalisht. I kam përjetuar shumë keq. Dhuna verbale është dhunë. Dhuna është e papranueshme”, tha Lekatari.

“Ka qenë shumë e vështirë”, vazhdoi mes tjerash ajo.

Kjo ‘luftë’ nisi në rrjetet sociale pasi Zhaklina tha se ndihet më e sigurt në Serbi se sa aty ku ka shqiptarë.

Kjo revoltoi një pjesë të madhe, të cilët edhe reaguan ashpër e me ofendime kundrejt gazetares.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top