Connect with us

Makabre, nëna vret djalin e saj 5-vjeçar dhe më pas e ha

Lajmi Fundit

Makabre, nëna vret djalin e saj 5-vjeçar dhe më pas e ha

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Egjipt. Një nënë 29-vjeçare, e cila ka dalë para Gjykatës akuzohet se ka vrarë djalin e saj 5-vjeçar dhe më pas ka gatuar dhe ka ngrënë pjesët e trupit të tij.

Fillimisht e akuzuara deklaroi se ishte detyruar të kryente krimin që burri i saj të mos ia merrte fëmijën.

Por më vonë ajo ka ndryshuar deklarimet e saj dhe ka thënë në Gjykatë se i kanë bërë magji dhe kjo e ka shtyrë që të kryejë krimin.

Gruaja, sipas aktakuzës, dyshohet se e ka vrarë fëmijën e saj duke e goditur tre herë në kokë.

Pasi e copëtoi trupin e tij në banjë, ajo dyshohet se i ka gatuar kokën dhe pjesët e tjera dhe më pas e ka ngrënë.

Menjëherë pas kësaj ajo mblodhi pjesët e mbetura dhe i fshehu në një kovë. Mirëpo ato u zbuluan rastësisht nga xhaxhai i fëmijës.

Gruaja u arrestua dhe u dërgua në Gjykatën Penale të Zagazigut me akuzën e vrasjes me dashje të djalit të saj, Saad MS. Sipas raportimeve, ekspertët kanë vlerësuar se e akuzuara nuk ka shenja të sëmundjes mendore

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top