Connect with us

‘Hapet loja’/ Alma që mori tenderin nga Gjici pas s*eksit në zyrë, tregon shkeljen tjetër: E kam bërë dhe me …!

Lajmi Fundit

‘Hapet loja’/ Alma që mori tenderin nga Gjici pas s*eksit në zyrë, tregon shkeljen tjetër: E kam bërë dhe me …!

Pas aktit seksual në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit, vajza e prezantuar si Alma K. i ka prezantuar kryetarit të Bashkisë së Kukësit projektin e saj për qentë.

Gjatë bisedës, ajo zbulon se ka pasur një marrëveshje të tillë edhe me Bashkinë e Librazhdit ndërsa tregon edhe kostot që shkojnë 60 mijë lekë në vit për një qen.

Pasi bën një telefonatë, Gjici udhëzon një punonjës të bashkisë të merret me idenë e saj. Të dy dalin nga zyra, ndërkohë që kamera vazhdon të regjistrojë, pasi qëndron e montuar në çantën e vajzës.

‘Ne bëmë para dy vitesh një marrëveshjen me bashkinë e Librazhdit, eci mirë. Se aprovoni është pjesa juaj.’- thotë Alma.

Ditën e sotme, SPAK zbarkoi në ambientet e Bashkisë së Kukësit ku sekuestroi serverin e kamerave të sigurisë por edhe dokumente të ndryshme. Sekuestrimet janë bërë në kuadër të hetimit që po kryhet për shpërdorim detyre ndaj ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili u përfshi në skandal, pas publikimit të një video ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua tashmë të identifikuar.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

Most Popular

Recent News

To Top