Connect with us

Flet mjeku brenda kampit të MEK: Vdiq nga gazi lotsjellës, nuk mori dot frymë

Lajmi Fundit

Flet mjeku brenda kampit të MEK: Vdiq nga gazi lotsjellës, nuk mori dot frymë

Njëri nga mjekët që punon në spitalin e kampit të MEK në Manëz deklaroi se viktima brenda kampit nga aksioni i policisë është Ali Mostashari, i cili sipas tij ka ndërruar jetë si pasojë e gazit lotsjellës.

Ai tha se gazi lotsjellës ka shkaktuar probleme me frymëmarrjen për një pjesë prej tyre ndërsa njëri prej tyre nuk ka mundur të mbijetojë.

“Policia shqiptare erdhi tek zona jonë e komunitetit Ashraf dhe përdorën gaz lotsjellës ndaj personave për t’i lënduar”,

ka thënë ai për ABC duke shtuar se ka përdorur shumë gaz lotsjellës në afërsi të personave, gjë që iu ka shkaktuar pamundësi në frymëmarrje. Ai flet për shumë persona të lënduar

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top