Lajmi Fundit
Sëmurët rëndë Xhuli, përfundon në spital pas problemeve ne zemër, tregon se kur do të operohet
Xhuliana Nura është ish-banorja më e njohur e Big Brother VIP Kosova, e cila gjatë qëndrimit në atë shtëpi bëri bujë të madhe.
Ajo edhe pas daljes nga shtëpia është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme, ku përmes të fundit ka treguar pse i ka ndërprerë ushtrimet.
Xhuli ka bërë të ditur se ka pasur disa probleme me zemër dhe ka shkuar në spital, tani po pret përgjigje nëse ka nevojë për operacion apo jo.
“Rutina e ecjes së mëngjesit. Shumë prej jush më keni pyetur përse s’kam bërë gym apo pse se kam promovuar fitnessin. Arsyeja është sepse kam pasur disa probleme me zemrën dhe kam qenë në spital për të parë se si të rregullohet ky problem dhe nëse më duhet një operim”, ka thënë ajo.
