Lajmi Fundit
Juristi Hazizaj: Gjicit ia ka publikuar videon bashkëshortja e tij, sepse…
Juristi Altin Hazizaj, ka lëshuar deklaratën e fortë duke thënë se videoja ku shfaqej ish-kryebashkiaku Safet Gjici, duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, mund të ia ketë publikuar bashkëshortja e tij.
Këtë deklaratë e bëri i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania duke thënë se filmimi ka pasur një motiv të fortë, duke qenë se u publikua menjëherë pas zgjedhjeve të 14 majit, ku Gjici fitoi Bashkinë e Kukësit përballë Admir Sinamati.
Për aq sa kohë sa ka një filmim që është bërë, ai filmim ka pasur një qëllim dhe një motiv. Fakti që video doli menjëherë pas zgjedhjeve ka një arsye shumë të fortë.”- tha ai.
