Connect with us

Çfarë treguan rezultatet e maturantëve për Gjuhën dhe Letërsinë, ja sa persona kanë marrë 10-të dhe sa kanë ngelur

Lajmi Fundit

Çfarë treguan rezultatet e maturantëve për Gjuhën dhe Letërsinë, ja sa persona kanë marrë 10-të dhe sa kanë ngelur

Rezultatet e maturantëve në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi janë publikuar këtë të diel.

Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta, janë më shumë se vitin e kaluar. Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.

Konkretisht, janë 1591 nxënës që janë vlerësuar me notën 10 e nga këta, vetëm 15 kanë arritur të marrin 10 absolute. Nga ana tjetër, janë 1602 maturantë mbetës, të vlerësuar me notën 4.

Në 7 qershor, rreth 30 mijë maturantë zhvilluam provimin e dytë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Një risi e maturës së këtij vitit është edhe heqja e fletë përgjigjeve të provimeve, dhe ndryshe nga vitet e mëparshme, kësaj radhe nëse maturanti do të ketë kontestim për notën mund të bëjë ankim dhe të bëhet rivlerësim i testit.

Edhe këtë vit, dështuan rregullat e vendosura nga Ministria e Arsimit, pasi teza u shpërnda në rrjetet sociale.

Maturantët kanë edhe një test për të zhvilluar. Këtë të hënë në 19 qershor, ata do të testohen në lëndën me zgjedhje.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top