Connect with us

Një sakrificë dashurie, paraliza e njeriut të dashur mban familjen të ndarë prej një viti(Video)

Lajmi Fundit

Një sakrificë dashurie, paraliza e njeriut të dashur mban familjen të ndarë prej një viti(Video)

Babë e bijë i janë drejtuar rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për t’i dhënë një mesazh njeriut të tyre të shtrenjtë. Samira është bashkëshortja dhe nëna e cila aktualisht po bën një sakrificë të madhe për familjen e saj.

Gjendja shëndetësore e nënës së saj e ka detyruar që prej një viti të mos jetojë në shtëpinë e saj me burrin dhe vajzën, por t’i përkushtohet kujdesit ndaj së ëmës. Bashkë me të jeton edhe Saerda, ndërsa Alfredi prej një viti qëndron vetëm në shtëpi duke mbështetur sakrificën e së shoqes.

Saerda: Në fakt, mami po kalon një periudhë pak të ngarkuar për shkak se mamaja e saj, gjyshja ime është e paralizuar dhe po kalon një kohë shumë stresuese. Që të dy po i qëndrojmë pranë dhe ajo jeton me gjyshen, gjithashtu edhe unë me të.

Ardit Gjebrea: Sa kohë ka gjyshja e paralizuar?

Saerda: Një vit.

Ardit Gjebrea: Një vit jetoni aty?

Saerda: Një vit.

Ardit Gjebrea: Po ti ku jeton?

Alfred: Po aty afër se aty e kam dhe shtëpinë që jetoj.

Ardit Gjebrea: E di, e di por nuk jetoni në një shtëpi.

Alfred: Jo.

Ardit Gjebrea: Po si ia bëni?

Alfred: Po ja kështu, kjo është vështirësia.

Saerda: Sakrifica.

Alfred: Bashkëshortja ime, Samira i ka dhënë një premtim nënës së vet dhe nuk ka gjë më të mirë dhe më të shenjtë se t’i shërbesh sepse ajo i shërben 24 orë, është si puna e fëmijës. Jo gjithkush e bën se nuk është diçka nga ana materiale, monetare, është diçka shpirtërore, është si të jesh duke rritur një fëmijë, do ta ushqesh, do ta lash dhe në këtë botë që jetojmë nuk duhet t’i largohesh vështirësisë, duhet të përballet dhe nusja ime në këtë moment po i shërben nënës së vet dhe unë e kam mbështetur çdo sekondë, çdo minutë.

Kjo është dashuria që ke për një njeri dhe kjo e kthyer që unë t’i jap suport dhe përkrahje. Më e bukura e kësaj që njeriu duhet të jetë gjithmonë falenderues, mirënjohës dhe ajo që është e paralizuar, ndonjëherë e humb memorien dhe më thotë mua “Fredi ma bëj hallall, faleminderit shumë për gjithçka që ke bërë për mua”. Imagjino, një njeri që është gjysmë se ne e kemi mendjen të kthejllët, gjithçka, komunikojmë dhe ajo e thotë, sikur ia çon Zoti te mua se unë ia kam dhënë vajzën, ia kam lënë aty për t’i shërbyer./tvklan.al

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top