Connect with us

Çfarë duan rrobat e Luizit te shtëpia e Jorit? Ish-banorja e BBV ‘çmend’ rrjetin me këtë video

Lajmi Fundit

Çfarë duan rrobat e Luizit te shtëpia e Jorit? Ish-banorja e BBV ‘çmend’ rrjetin me këtë video

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli, ka vendosur që për momentin të jetojë e të punojë në Shqipëri. Madje ajo shkoi në Itali ku mori të gjitha gjërat që i nevojiteshin këtu.

Ndërkohë ditën e djeshme, Jori ka postuar dy video në “Instastory”, ku tregon se e ka ende kostumin sportiv që i ka dhënë Luiz Ejlli kur ajo ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pranë saj ishte edhe një zonjë që po e ndihmonte që të rregullonte gardërobën, e cila kishte vendosur që të merrte kostumin në fjalë. Në fakt ishte vetëm trikoja dhe ato po kërkonin edhe tutat.

“Luiz ta mora. Po prit që mora këtë po janë dhe tutat, ku janë? Duhet ta bëj kostum”, dëgjohet të thotë zonja në video.

Kujtojmë se kur modelja u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, nuk i kishin shkuar rrobat dhe ishte Luizi, ai që u ofrua që t’a ndihmonte duke i dhënë nga të tijat. E mesa duket Jori i ka ende dhuratat e tij.

Ndërkohë Luizi dhe Jori kanë pasur një raport mjaft të mirë në BB VIP, por pas përfundimit të reality show-t ata nuk janë takuar me njëri-tjetrin.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top