Connect with us

Ish-banorja e Big Brotherit flet për takimet pas daljes nga shtëpia me Kiarën, flet fjalë të rënda për të

Lajmi Fundit

Ish-banorja e Big Brotherit flet për takimet pas daljes nga shtëpia me Kiarën, flet fjalë të rënda për të

Ish-banorja e Big Brotherit flet fjalë të rënda për Kiarën pas daljes nga shtëpia.

Antoneta Koci ka qenë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

E ftuar së fundmi në “S’e Luan Topi”, ajo ka folur rreth eksperiencës në BBVA si dhe për ish-konkurrentët.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” mes tjerash theksoi se Kiara Tito është bërë arrogante pas famës dhe nuk i konsideron më mjaftueshëm njerëzit rrotull, sa t’iu thotë një përshëndetje.

“E kam takuar Luizin në ambientet e Top Channel. Madje një batutë e tij së fundi ishte “ngeli në Top kjo”, por nuk është se edhe ai ka ngelur më pak në Top. S’ka ndonjë gjë të keqe të jesh në Top, por ndoshta e ka patur në sensin që mbeti studiove televizive ose diçka e tillë”, tha ajo fillimisht.

“Me Kiarën kam rastisur më shumë gjatë emisioneve që vazhdonin deri në finale dhe pas finales dhe kam vënë re këtë tendencën e saj të të ecurit drejtë dhe të mos parit asnjë person që është anash. E kam në kuptimin që nuk ka folur, nuk ka qenë shumë përshëndetëse dhe nuk ka pasur atë sjelljen që ka pasur në Big të paktën. Mund t’i ketë ndikuar pak edhe elementi i vëmendjes, i famës që ka marrë dhe mendoj se nuk i sheh të gjithë mjaftueshëm për t’i përshëndetur”, vazhdoi ndër tjerash Koci.

E njëjta kujtojmë që nuk qëndroi gjatë brenda dhe pati përplasje mjaft shumë me ish-banorët e tjerë.

Fitues i këtij edicioni theksojmë që u shpall Luiz Ejlli.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top