Connect with us

Anija e mbytur në Greqi: Del video që mohon versionin e rojes bregdetare greke

Lajmi Fundit

Anija e mbytur në Greqi: Del video që mohon versionin e rojes bregdetare greke

Një video e marrë nga anija e parë tregtare që iu afrua anijes së peshkimit të mbytur në Peloponez mund të ndryshojë rrjedhën e fatkeqësisë së ndodhur në Greqi.

Këto janë të vetmet pamje të anijes së peshkimit në det e cila është filmuar në perëndim të diellit. Këto pamje shërbejnë për të nxjerrë dy konkluzione sa i përket kushteve të motit.

Së pari: kushtet e motit janë të shkëlqyera dhe deti është krejtësisht i qetë, prandaj një operacion shpëtimi do të ishte i mundur në kohë.

Së dyti: anija e peshkimit është praktikisht e ndalur, mezi lëviz nga rryma dhe jo me dallgë siç pretendon roja bregdetare greke në një dokument zyrtar. Pamjet duket se konfirmojnë anijen në vështirësi ashtu siç ishte dhënë alarmi.

Megjithatë, këto janë të vetmet pamje të disponueshme përpara mbytjes së anijes. Disa orë më vonë, kjo anije peshkimi është fundosur bashkë me 600 personat brenda saj.

Deri më tani janë konfirmiuar vetëm 78 viktima ndërkohë që nuk dihet fati i të tjerëve.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top