Connect with us

Identifikohet vajza e video-skandalit me Gjicin. SPAK hetime për dhënie premtimesh

Lajmi Fundit

Identifikohet vajza e video-skandalit me Gjicin. SPAK hetime për dhënie premtimesh

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me një video me përmbajtje erotike, e cila u shpërnda një ditë më parë në mediat online dhe rrjetet sociale, ku protagonist janë ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dhe një femër.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) po heton nëse ka biseda për dhënie premtimesh.

Po kështu kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe regjistrin e hyrje-daljeve në Bashki. Raportohet se SPAK ka identifikuar vajzën që ishte me Gjicin, por ende nuk e ka marrë në pyetje.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, pas publikimit të videos ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një punonjëse në ambientet e zyrës.

Pas sqarimit të rrethanave nga verifikimi që po kryhet për këtë çështje, situata penale për Gjicin mund të ndryshojë.

Momenti intim është xhiruar nga një kamer e vendosur në çantën e vajzës. SPAK po heton nëse ajo ka vepruar e vetme, apo është pjesë e një grupi që kanë tentuar të fusin në kurth Safet Gjicin, siç deklaroi ai një ditë më parë. Disa orë pas publikimit, Qeveria shkarkoi Safet Gjicin, teksa ky i fundit pohoi se me vajzën kishte një lidhje prej disa kohësh.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top