Connect with us

Vjehrri i kërkoi t’i lajë këmbët, nusja në Tiranë refuzoi por ajo që ndodhi më pas…

Lajmi Fundit

Vjehrri i kërkoi t’i lajë këmbët, nusja në Tiranë refuzoi por ajo që ndodhi më pas…

Ngjarjet e ditëve të fundit që kanë tronditur opinionin publik kanë bërë që të ketë marshime për mbrojtjen e grave dhe të drejtave të tyre, si në Tiranë edhe në Prishtinë.
Por a mund të parandalohen ato? Dhe pse nuk bëhet diçka sa nuk është vonë për këto gra?
Në një nga komisariatet e Tiranës gazeta Si ka marrë historinë e një gruaje që jetonte bashkë me burrin dhe fëmijët në Itali, por ishte kthyer me pushime në Shqipëri, tek shtëpia e vjehrrit dhe vjehrrës. Pikërisht aty kanë filluar edhe problemet.
Vjehrri i ka kërkuar që ajo t’i lajë këmbët dhe nusja nuk ka pranuar. Bashkëshorti 32 vjeçar është kthyer në krahun e babait të tij dhe të dy e kanë r rahur gruan. Kjo e fundit është futur me vrap në dhomën e gjumit dhe ka telefonuar policinë.

“Kam ardhur me pushime prej dy-tre javësh së bashku me tim shoq dhe fëmijët dhe u vendosëm tek prindërit e tij në Paskuqan. Unë i respektoja prindërit e burrit sa herë kthehesha në Shqipëri.
Që ditën e parë vjehrri më urdhëroi që unë t’i shërbeja. Më kërkoi t’i jepja ujë dhe i dhashë. Më kërkoi të bëja gati ushqimin dhe pa asnjë problem gatova. Më kërkoi t’i laja këmbët dhe një gjë të tillë në mënyrë absolute nuk pranova ta bëj. Ai filloi të bërtasë”, përmend e reja e cila thotë se ishte ndjerë e poshtëruar nga kjo kërkesë që në familjen e të shoqit ishte shenjë ku nusja duhet të tregonte respekt sipas zakoneve. Gruaja thotë se kishte dëgjuar për këtë zakon, por nuk pajtohej me larjen e këmbëve.

Ky refuzim i saj i solli debate me bashkëshortin që i është lutur të bindet.
“Aty ndërhyri vjehrri dhe nisi të ushtrojë d hunë psikologjike dhe fizike. Edhe im shoq nisi d hunën fizike kur pa që reagova. Më kapën për flokësh dhe krahësh dhe më qëlluan me shpulla. Im shoq befas më vuri duar të fyt dhe më tha ‘do të vras’”. Kjo skenë e tmerrshme për nënën e dy fëmijëve është ndërprerë nga një i afërm që kur ka dëgjuar të bërtiturat, i ka ndarë nga kacafytja. Nusja e re ka vrapuar për në dhomën e gjumit ku mbasi e ka mbyllur me çelës, ka telefonuar direkt policinë.

“Vjehrri fiku energjinë elektrike dhe ndërpreu internetin që mos të kisha komunikime jashtë mureve, por unë e realizova telefonatën me policinë”, thotë më tej gruaja.
“Fëmijët e mi ishin dëshmitarë të kësaj skene dhe të dhunës që erdhi sepse refuzova të respektoj zakonet e tyre”, përmend e reja.

Por kryefamiljari që përfundoi në pranga këmbëngul se e shoqja ka luhatje personaliteti dhe se për këtë shkak në vendin ku ata jetojnë në Itali ajo trajtohet me psikologë. Por procesverbalet e marrjes në pyetje të fëmijëve të mitur dolën kundër qëndrimit të të arrestuarit. Policia u bind se përleshja midis të rriturve u ndez nga një zakon që, siç kuptohet, vazhdon të jetë ende prezent në disa familje.
Për më tepër kjo gjë ndodh në një fshat kaq afër me Tiranën. Imagjinoni çfarë mund të ndodhë me të drejtat e grave në zona më të thella.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top