Lajmi Fundit
‘‘Notova në det për dy orë’’, rrëfime rrëqethëse nga të mbijetuarit e tragjedisë në brigjet greke!
Rrëfime të reja janë bërë publike nga tragjedia në brigjet greke, ku një anije me 750 refugjatë u fundos në det. Deri më tani rreth 500 persona rezultojnë të zhdukur, 104 u shpëtuan dhe 78 humbën jetën.
“Notova për dy orë më trupat e pajetë të fëmijëve në det”, është ky rrëfimi i një prej të mbijetuarve. “Doja të bëja vetëvrasje, por nuk mundesha”, ka rrëfyer një tjetër i mbijetuar.
Të mbijetuarit janë transferuar në një qendër imigracioni në Greqinë qendrore. Në lidhje me këtë tragjedi, qeveria greke mbajti tre ditë zi kombëtare në nder të viktimave./F.M/dritare.net
