Lajmi Fundit
Ndalohet hyrja në Kosovë e makinave me targa serbe, kaos në pikën kufitare të Vërmicës!
Dhjetëra kamionë të ngarkuar me prodhime shqiptare janë bllokuar prej dy ditësh në pikën kufitare të Vërmicës në kufirin Shqipëri-Kosovë. Shkak është bërë vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të ndaluar çdo automjet të transportit të mallrave me targa serbe për të hyrë në territorin e vendit, por kjo ka dhënë efekte negative edhe për prodhimet shqiptare. Drejtuesit e kamionëve thonë se ndalimi ka ardhur pa paralajmërim, pavarësisht se malli është shqiptar dhe destinacion ka Kosovën. Përveç shoferëve të kamionëve, edhe dërguesit dhe pritësit e mallrave apelojnë për një zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj situate të cilën e cilësojnë absurd, duke e bërë tregtinë si viktimë të politikës./M.T/dritare.net
