Connect with us

Raport alarmant për krizën ekonomike në Shqipëri, 44% e popullsisë e rrezikuar nga varfëria në 2021, 2-herë më shumë se BE për 2022

Lajmi Fundit

Raport alarmant për krizën ekonomike në Shqipëri, 44% e popullsisë e rrezikuar nga varfëria në 2021, 2-herë më shumë se BE për 2022

Raportet ekonomike për Shqipërinë forcojnë bindjen se vendi po shkon drejt një krize të pakthyeshme. Instituti i Statistikave bëri me dije se Shqipëria është vendi i parë në Europë për sa i përket rrezikut të varfërisë. Vetëm për vitin 2021, rezultoi se 44% e popullsisë së Shqipërisë përjeton 3 rreziqe të varfërisë: varfëri, privim i rëndë material dhe social, ose jetesa në një familje me të ardhura shumë të ulëta nga puna. Këto të dhëna mund të jenë përkeqësuar më tej në vitin 2022 për shkak të efekteve negative që pati lufta në Ukrainë në rritjen e çmimeve.

Ajo çfarë e bën më shqetësuese gjendjen në Shqipëri është se raporti i shoqërisë së rrezikuar nga varfëria është dyfishi në mesataren e vendeve të Bashkimit Europian (95.3 milionë njerëz, 22% e popullsisë) për vitin që lamë pas. INSTAT sqaron se përfitimet sociale, si pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, të përfshirë në të ardhurat familjare të disponueshme, ndikojnë në uljen e rrezikut për të qenë i varfër.

Nëse në nivelin e të ardhurave nuk do të përfshiheshin të gjitha llojet e përfitimeve sociale, rreziku për të qenë i varfër në vitin 2021 është vlerësuar 39.0% kundrejt 25.2% që është vlerësuar nëse do të përfshiheshin në nivelin e të ardhurave përfitimet sociale vetëm nga pensionet e pleqërisë dhe ato familjare. Në Shqipëri, rreziku i varfërisë dhe përjashtimit social në familjet pa fëmijë (18-24 vjeç) në varësi, vlerësohet të jetë më e ulët krahasuar me familjet me fëmijë në varësi (nën 18 vjeç), përkatësisht 12.8% dhe 25.9% e individëve.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top