Connect with us

“Ore ti dole karavidhe”/ Ylli Rakipi “bën për një lek” Roland Bejkon

Lajmi Fundit

“Ore ti dole karavidhe”/ Ylli Rakipi “bën për një lek” Roland Bejkon

Gjatë emisionit të gazetarit Ylli Rakipi, ka patur nëj debat shumë të ashpër mes tij dhe ish kandidatit të vulës për Tiranën, Roland Bejko.

Rakipi i është drejtuar me tone të ashpra Bejkos duke i treguar dështimin që pati në zgjedhjet e 14 Majit, ku sipas gazetarit doli si një karavidhe në Tiranë me rezultatrin e tij.

Rakipi thekson se si Berisha, Basha dhe të gjithë grupi i tyre i kanë vënë flakën Partisë Demokratike.

Ai e ka degjeneruar Bejkon duke i thënë se në zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, ish kandidati i vulës do të zgjedhë sërish Bashën.

Pjese nga debati

Roland Bejko: Misioni juaj është ta banalizoni.

Ylli Rakipi: Po pse e kemi ne këtë mision?

Roland Bejko: Interesat tuaja, puna juaj.

Ylli Rakipi: Kemi ne interesa me Sali Berishën?

Roland Bejko: Mendoj se po.

Ylli Rakipi: Sali Berisha i pari dhe ju të fundit, i vutë flakën kësaj partie.

Roland Bejko: Ne jemi kontributorë, 32 vite nuk jemi bërë pis.

Ylli Rakipi: Dhe pas 30 vjetësh të gënjeu Sali Berisha? Dhe ti më vjen këtu dhe më thua pas 30 vjetësh se të paska gënjyer Saliu. Ore 30 vjet ti ishe me Sali Berishën.

Roland Bejko: E do si parti, apo si personale? Po e do si personale ti i ke botuar shkrimet e mia te Albania, te Rilindja, te Panorama.

Ylli Rakipi: Jo nuk e kam personale. Ti ke marrë përsipër të manipulosh një situatë për të vrarë përfundimisht një parti politike. Saliu ka zgjatur i pari koburen, ti je i fundit për të vrarë Partinë Demokratike. Jo ti personalisht. Ti mbron një bandë që e ka sjellë Saliu edhe atë, Lul Bashën.

Roland Bejko: E ke gabim.

Ylli Rakipi: Po e kam gabim dhe ti ke të drejtë. Dhe kam interesa unë. Për kë kam interesa?

Roland Bejko: Saliu na gjeti që në dhjetor ’90 në parti, sa për dijeni.

Ylli Rakipi: Nuk po të akuzon njeri ty. Ne po themi se ke marrë përsipër…

Roland Bejko: Ai është gjallë aty nga pompimet që i keni bërë ju, duke i kthyer studiot në foltore.

Ylli Rakipi: Ne? Ne s’kemi lënë gjë pa i thënë Sali Berishës këtu, që të ka marrë koka erë.

Roland Bejko: Po kur humbi zgjedhjet.

Ylli Rakipi: Po pse çfarë t’i thosha, ta sulmoja dhe ta vrisja si puna jote që të mos merrte vota Saliu, se ti merrje këtë (i bie bërrylit). Të mos merrte Saliu dhe t’i merrte 100 për qind votat Edi Rama? 500 mijë shqiptarë bashkë me Ilir Metën.

Roland Bejko: Jo mo jo se morëm votat që i dhamë ne, që s’i vumë ne kandidatë.

Ylli Rakipi: Po në Tiranë, sa është përqindja jote më Këlliçin, meqë të mori në rrethe? Ti s’ke këshill kombëtar ndaj zihesh me Gaz Bardhin. Nuk ke çfarë të mbledhësh.

Roland Bejko: Po s’ke, Gaz Bardhi të japë dorëheqjen.

Ylli Rakipi: Dhe e di pse e zgjedh Lul Bashën në datën 29? Që të mos ketë njeri në Tiranë fare dhe të mblidheni ju 30 vetë dhe të zgjidhni Lul Bashën.

Roland Bejko: Do të votojmë me parimin një anëtar, një votë.

Ylli Rakipi: Një anëtar një votë, si te Pallati i Kongreseve? Nuk mund të më gënjesh këtu mua.

Roland Bejko: Unë mund të mendoj gabim, por nuk gënjej.

Ylli Rakipi: Mendimin tënd e kam parë. Ti vajte dhe dole në Tiranë dhe dalja jote në Tiranë është si karavidhe. Ore, çfarë more ti në Tiranë, se po na çmend?

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

Most Popular

Recent News

To Top