Connect with us

Vjedhin kasafortën dhe e hedhin te liqeni, policia merr autorin me vete dhe…(Video)

Lajmi Fundit

Vjedhin kasafortën dhe e hedhin te liqeni, policia merr autorin me vete dhe…(Video)

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Liqeni”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Leart Sinaj, 19 vjeç, dhe Besnik Muçaj, 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2023, kanë vjedhur në një subjekt privat për tregtimin e pijeve alkoolike, një kasafortë, një aparat celular dhe dy njësi qendrore. Më pas, ata e kanë hedhur kasafortën e vjedhur, në liqenin artificial të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta e vjedhur, aparati celular i vjedhur dhe mjete (çekiç, levë) me të cilat autorët e dyshuar kanë realizuar vjedhjen. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. D. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj vjedhjeje.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top