Connect with us

Tensionet në Veri/ Kongresmeni amerikan e bën të qartë: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA-së, ndërsa Serbia një satelit në orbitën e Rusisë

Lajmi Fundit

Tensionet në Veri/ Kongresmeni amerikan e bën të qartë: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA-së, ndërsa Serbia një satelit në orbitën e Rusisë

Përmes një video-mesazhi, ligjvenësi demokrat nga New Yorku, që është edhe bashkë-kryetar i grupit për çështjet shqiptare në Kongres, thotë se “beteja mes demokracisë dhe autokracisë është një nga sfidat kryesore për shekullin e 21”.

“Përse Departamenti Amerikan i Shtetit po gjykon në mënyrë të gabuar Kosovën demokratike duke i bërë lëshime Serbisë, një vendi gjithnjë e më autokratik”, tha ai.

Me tej shtoi se Kosova është aleat i palëkundur i SHBA-së, ndërsa Serbia ka qenë prej kohësh një satelit në orbitën e Rusisë si dhe Kinës.

“Serbia ka refuzuar t’i vendosë sanksione Rusisë, pas agresionit në Ukrainë dhe krimeve të Putinit ndaj popullatës civile atje. Duke pasur parasysh këto fakte, njeriu pyet veten pse DASH këmbëngul t’i bëjë lëshime një shteti satelit i Rusisë, në kurriz të një aleati të qëndrueshëm demokratik si Kosova”, u shpreh kongresisti amerikan.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top