Connect with us

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, mediat serbe jehonë lajmit: Tirana ka dalë në pension

Lajmi Fundit

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive, mediat serbe jehonë lajmit: Tirana ka dalë në pension

Mediat serbe kanë komentuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për të anuluar mbledhjen e dy qeverive në Gjakovë. Në titull të shkrimit, Alo.rs shkruan se Tirana ka dalë në pension në lidhje me Kosovën dhe tensionet në veri të saj. Po ashtu në shkrim theksohen edhe kritikat që Rama i ka bërë kryeministrit Albin Kurti në lidhje me menaxhimin e situatës.

Shkrimi i Alo.rs:

Është anuluar seanca e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së institucioneve të përkohshme të Prishtinës, e cila është dashur të mbahej nesër në Gjakovë. Sipas tij, kabineti i kryeministrit shqiptar Edi Rama njoftoi se ai do të mbajë një konferencë për media në orën 19:30, por nuk dihet nëse ka lidhje me atë vendim. Rama ka thënë së fundi se ka shkruar një draft të planit për formimin e Unionit të Komunave Serbe në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe se atë draft ia ka përcjellë presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, si dhe evropianëve.

Presidenti i Këshillit Charles Michel dhe “pala amerikane”. Kurti tha sot se para përfaqësuesve ndërkombëtarë ka dorëzuar propozimin e tij prej pesë pikash për zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës dhe Metohisë, ndër të cilat është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të krahinës. Kurti tha gjithashtu se Rama në vend që të paraqesë propozim për draft-statutin e Bashkimit të Komunave Serbe (ZSO), duhet të dalë me një propozim për pakicën shqiptare në Serbi.

Çfarë ndodhi në veri të Kosovës dhe pse është tensionuar situata mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Tensionet në veriun e Kosovës nisën më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq të vendosen në objektet komunale, me rezistencën e banorëve lokalë. Në tri këto komuna, vetëqeverisja lokale që funksionon sipas sistemit të Kosovës, është e vendosur në të njëjtat objekte ku punojnë edhe autoritetet paralele serbe. Vetëm në Mitrovicën e Veriut, komuna e Kosovës është e ndarë fizikisht nga ajo serbe dhe atje nuk kishte protesta.

Protestat u përshkallëzuan në dhunë më 29 maj, kur grupe qytetarësh serbë u përleshën me ushtarë të KFOR-it në Zveçan. Dhjetëra të plagosur u raportuan në të dyja anët. Popullata serbe në veri i bojkotoi zgjedhjet e prillit, nga të cilat dolën kryetarët shqiptarë.

Përfaqësuesit politikë serbë e justifikuan bojkotimin me, mospërmbushjen e kërkesës së tyre për më shumë autonomi. Kosova dhe Serbia fajësojnë njëra-tjetrën për përshkallëzimin e situatës, komuniteti ndërkombëtar kërkon nga Kosova të organizojë zgjedhje të reja lokale, t’i tërheqë kryetarët shqiptarë dhe policinë nga veriu, si dhe të kthehet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë duke dorëzuar një draft-statut për Asosacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Por ky veprim e Ramës nuk është pritur mirë as nga Kosova dhe as nga Serbia, të cilët i kanë kërkuar Ramës që të mos ndërhyjë në çështjen e Asocacionit.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top