Connect with us

“Çmime të lira, njerëz të sjellshëm”/ Serbët “refuzojnë” Greqinë dhe Malin e Zi, pushimet i kalojnë në Shqipëri

Lajmi Fundit

“Çmime të lira, njerëz të sjellshëm”/ Serbët “refuzojnë” Greqinë dhe Malin e Zi, pushimet i kalojnë në Shqipëri

Më shumë qytetarë të Serbisë do të kalojnë pushimet në Shqipëri këtë verë. Ka disa arsye, dhe njëra prej tyre është shërbimi më i lirë në rajon.

Të paktën kështu pretendojnë në platformat e rezervimeve për akomodimet.

“Çmimet e shërbimeve janë shumë të favorshme, pra janë deri në 50 për qind më të ulëta në krahasim me Greqinë apo Malin e Zi, që paraqet një kursim të madh”, thuhet në këtë platformë.

Diçka të ngjashme ka theksuar edhe drejtori i Shoqatës Kombëtare të Agjencive Turistike (JUTA), Aleksandar Seniçiq.

“Një darkë peshku për dy persona me një shishe verë është 30-40 euro, dhe në Shqipëri ka verë të mirë. Njerëzit janë të sjellshëm dhe punëtorë”, tha Seniçiç.

Ai ka shtuar më tej se akomodimi në apartamente dhe hotele në Shqipëri është mesatarisht 20 për qind më i lirë se sa në Greqi. Sipas të dhënave, akomodimi në apartamente dhe hotele private është rritur me 10 deri në 25 për qind.

Në Durrës çmimet e akomodimit në apartamente për një familje me katër anëtarë variojnë nga 30 deri në 60 euro në ditë. Çmimet e fjetjes dhe mëngjesi variojnë nga 40 deri në 70 euro për dy persona, në varësi të stinës. Në shumë hotele akomodimi është falas për fëmijën e parë deri në moshën 13-vjeçare.

“All inclusive” në hotelet me pishina dhe plazhe private kushton nga 50 deri në 90 euro për person në ditë, kështu që akomodimi për një pushim dhjetë ditor në Durrës për një familje me dy fëmijë kushton rreth 1500 euro në një hotel me katër yje, ose 2000 euro në një hotel me pesë yje.

Tradicionalisht jugu është më i shtrenjtë, ndaj çmimet në Ksamil variojnë nga 700 deri në 3200 euro në apartament privat ose nga 800 deri në 4600 euro në hotele për 10 ditë.

Nisur nga ofertat në Booking, Saranda është disi më e lirë dhe akomodimi për një familje për dhjetë ditë mund të gjendet me një çmim prej 350 deri në 3400 euro (apartamente) ose nga 700 deri në 4300 euro (hotele). Në varësi të resortit, një grup shezlongësh plus një çadër kushton nga 7 deri në 20 euro.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top