Connect with us

Përfshihet nga flakët lokali i Noizyt, dalin pamjet

Lajmi Fundit

Përfshihet nga flakët lokali i Noizyt, dalin pamjet

Gjatë orëve të vona të mbrëmjës së djeshme, është përfshirë nga flakët lokali i reperit të njohur, Rigels Rajku (Noizy), në Durrës.

Albeu ka siguruar pamjet nga mometi ku lokali është në flakë.

Mësohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike që ka sjellë edhe pezullimin e biznesit për një kohë të pacaktuar.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1 të Durrësit, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Shiko videon:

@panamerasport I vihet Flaka lokalit te Noizy‘t ne Durres 🔥🥺 #noizy #noizydurres #zins #zinsdurres #durres #durresi #lokalinoizyt #flake #zjarr ♬ Abdülhamid'in Yalnızlığı – Yıldıray Gürgen

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

Most Popular

Recent News

To Top