Connect with us

Prangoset 33-vjeçari, dhunoi bashkëshorten dhe theu xhamat e banesës së vjehrrës

Lajmi Fundit

Prangoset 33-vjeçari, dhunoi bashkëshorten dhe theu xhamat e banesës së vjehrrës

Policia e Shtetit ka vënë në pranga 3 shtetas, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, si edhe referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. Gj., 62 vjeç, banues në Divjakë, pasi janë konstatuar duke prerë dru pishe, në zonën e mbrojtur të pyllit të Divjakës.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 32 vjeç, banues në Shën e Premte, Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 33 vjeç, banues në Drizë, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij si edhe ka thyer xhamat e banesës së vjehrrës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top