Connect with us

VIDEO/ Prangoset 30-vjeçari gjirokastrit, u kap duke shitur kokainë

Lajmi Fundit

VIDEO/ Prangoset 30-vjeçari gjirokastrit, u kap duke shitur kokainë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tuneli”, për goditjen e një rasti të shitjes në doza, të drogave të forta.

Shiste në doza, lëndë narkotike kokainë, kapet në flagrancë dhe arrestohet 30-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, rreth 45 000 lekë të rinj të përfituar nga shitja e tyre, një automjet dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacioneve me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të kësaj drejtorie, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të shitjes në doza, të drogave të forta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tuneli”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi F. G., 30 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit fizik të kryer ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.

Sasia e lëndës e dyshuar narkotike kokainë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 35 000 lekë të rinj dhe 80 euro, të dyshuar të përfituar nga shitja e dozave të kokainës, një automjet dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Lojtës Videosh

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

Most Popular

Recent News

To Top