Connect with us

“Këta nuk e dinë se çfarë i kanë bërë vetes”, ‘tërmet’ sot në Top Channel, ja çfarë do të ndodh me Luiz Ejllin

Lajmi Fundit

“Këta nuk e dinë se çfarë i kanë bërë vetes”, ‘tërmet’ sot në Top Channel, ja çfarë do të ndodh me Luiz Ejllin

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, do marrë pjesë si opinionist në puntatën e sotme të “Për’puthen” në Top Channel.

Në një video të publikuar, këngëtari i dashur për publikun shihet duke biseduar me grimieren dhe shprehet se sot do bëhet nami në emision.

“Unë erdha të pi kafen, të fusin opinionist në “Për’puthen”. Ja futem unë direkt. Këta nuk e dinë se çfarë i kanë bërë vetes! Kur të thotë Bora Luiz ti ke patur një përshtypje shumë të keqe për “Për’puthen”.

E kam pasur dhe e kam. E kam pasur, ç’është kjo e kam pasur?! Aa çdo bëhet sot në “Për’puthen” nami! Ishte Olsa aty jashtë, i thashë a të vij në “Për’puthen”, kot duke qeshur. Ç’pata unë isha mirë!”, u shpreh Luizi.

Sot pritet që të jetë një puntatë mjaft interesante në programin e dashurisë “Për’puthen”, ku të gjithë janë kuriozë se çfarë do thotë Luizi para konkurrentëve.

Dihet se brenda shtëpisë së “Big Brother”, gjatë një debati me Efi Dhedhes, Luizi e ka kritikuar këtë emision, ku u shpreh se nuk do lejonte që motra e tij të futej në një emision të tillë.

Pas daljes së tij nga “Big Brother”, ai ka shpjeguar deklaratën e tij dhe është shprehur se e ka thënë në kuadër të lojës dhe se është penduar më pas.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top