Connect with us

Akuzohet se pastroi 250 milionë euro, sarandjoti mohon akuzat: Nuk jam i përfshirë, po më ngatërroni

Lajmi Fundit

Akuzohet se pastroi 250 milionë euro, sarandjoti mohon akuzat: Nuk jam i përfshirë, po më ngatërroni

52-vjeçari nga Saranda, Thanas Bako, i arrestuar pas një operacioni të Europolit, policisë greke dhe asaj holandeze kundër pastrimit të parave të ardhur nga trafiku i drogës, nuk i ka pranuar akuzat e ngritura.

Avokatja e tij Eleni Kriketou në një deklaratë për mediat është shprehur: “Bëhet fjalë për ekzekutimin e një urdhri europian arresti nga një vend anëtar i BE.

Ai mohon çdo përfshirje dhe akuzë. Po e ngaterroni. Jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm për të vërtetuar pafajësinë e tij”.

52-vjeçari Bako akuzohet se për 10 muaj ka qarkulluar 250 milionë euro të grupeve kriminale të trafikut të kokainës në Belgjikë dhe Holandë.

Arrestimi i tij erdhi pas zbulimit nga policia holandeze të bisedave të trafikantëve në aplikacione të enkriptuara.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

Most Popular

Recent News

To Top