Connect with us

VIDEO/Drama e Refat Hysit nga Krahësi, tre vite më parë i vdiq gruaja, e dyta pritet të ketë të njëjtin fat

Lajmi Fundit

VIDEO/Drama e Refat Hysit nga Krahësi, tre vite më parë i vdiq gruaja, e dyta pritet të ketë të njëjtin fat

E dergjur ne shtrat ne kete dhome dhe e pafuqishme, kjo eshte Feruze Hysi nga fshati Krahes Bashkia Memaliaj.
Feruzeja vuan prej vitesh nga nje sere semundjesh kryesorja nga Hepatiti B kronik. Semundja ka agravuar dhe shpresat per jeten jane te pakta ndonese nuk terhiqet dhe ende lufton per jeten. Krahas semundjes ajo eshte ne varferi totale sic dhe na tregon ka 3 dite pa vene gje ne goje pasi ska se çfare te konsumoje. Pamjet tregojne frigoriferin eshte bosh.
Vizitat dhe ilaçet jane te shtrenjta per kete arsye familja e Feruzes eshte futur edhe ne borxhe.
Refati, bashkeshorti i saj eshte ai i cili prej kohesh po ben te pamunduren per te duke i sherbyer e qendruar prane tek sa na tregon kalvarin e vuajtjeve. Feruzja eshte gruaja e dyte e tij pasi te paren e humbi tre vjet te shkuara nga nje semundje e rende. Fatkeq dhe i deshperuar ai kerkon me shpirt mos te humbase edhe gruan e dyte duke i lene femijet rrugeve.
Te dy kane kerkuar ndihme sociale ne instancat vendore por nuk i’u eshte ofruar me pretekstin se disponojne nje automjet, per te cilin Refati thote se nuk eshte ne pronesi te tij por te vellait te gruas e lene prej tij vetem qe motra te kryeje vizitat ne spital. Refati e shtyn diten sa prane shtratit te se shoqes, sa me dhine e vetme ne plevice, sa me pulat e detit e sa me pastrimin e barerave te keqija ne oborrin e baneses.
Sic thote ai, eshte ne gjendje te punoje per te siguruar te ardhura por ndonese ka shkuar te kerkoje ne bashkine e qytetit nuk e kane perfillur duke e lene ate dhe familjen e tij ne meshire te fatit. I perlotur dhe me brengen e madhe ne shpirt, frika se do t’a humbasë Feruzen ja djeg zemren. Refati kerkon t’a ndihmojne organet perkatese dhe te shmangur kete tragjedi.
Varferia eshte ulur kembkryq ne kete shtepi ndersa eshte klithma e nje nene qe kerkon ndihme te jetoje per te pare femijet e saj tek rriten.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top