Connect with us

Itali/ Vrau shqiptarin 33-vjeçar, ja çfarë deklaroi Petrit Gega: Dëgjoj zëra, shoh djallin dhe…

Lajmi Fundit

Itali/ Vrau shqiptarin 33-vjeçar, ja çfarë deklaroi Petrit Gega: Dëgjoj zëra, shoh djallin dhe…

Dëgjoj zëra, shoh djallin. Dua të flas me një ekzorcist”. Këto janë disa prej deklaratave që përcjell Giornale di Brescia dhe që i përkasin Petrit Gegës, 52-vjeçarit shqiptar i akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit Alfons Kola. 33-vjeçari mbeti i vrarë me thikë pasditen e 31 Majit, jashtë një lokali në Calcinatello të Brescia-s.

Gega u ndalua nga karabinierët rreth 1 orë pas krimit. Autoritetet i trokitën në derën e shtëpisë në Lonato, ku 52-vjeçari me profesion murator, jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët.

Ishin kamerat e shumta të sigurisë në zonë që e identifikuan. Kamerat filmuan po ashtu momentin e sherrit fillimisht me fjalë e më pas goditjen disa herë të 33-vjeçarit me një thikë kuzhine.

Alfons Kola gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Brescia-s ku u transportua me helikopter në gjendje të rëndë. Kola dhe Gega ishin të dy nga fshati Kallmet i Vogël i Lezhës, fqinj me njëri-tjetrin. Pikërisht njohja e tyre e hershme, bën që hetuesit italianë të mos përjashtojnë mundësinë se krimi mund të ketë ardhur edhe për shkak të mërive të vjetra.

Megjithatë, ende nuk ka një motiv për krimin e rëndë. Petrit Gega nuk ka folur ende për këtë. Ai mësohet se ka kërkuar ekzorcist dhe ka pretenduar se dëgjon zëra.

Kujtojmë se pak ditë më parë, mbrojtësja ligjore e 52-vjeçarit tha se “bëhet fjalë për një çështje delikate”, pa dhënë shpjegime të mëtejshme, duke shtuar edhe më shumë misterin rreth kësaj vrasjeje.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

Most Popular

Recent News

To Top