Lajmi Fundit
Shkak për ndarjen me Olsin është bërë vjehrra? Veprimi i dyshimtë i Egli Takos
Një nga shenjat e para që bëri publikun të besojë ndarjen e Olsi Bylykut dhe Egli Takos ishte mungesa e një urimi nga Egli për nënë e Olsit në ditëlindjen e saj, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim vitet e kaluara.
Pasi lajmi mori dhenë, duket se njëra nga palët (ish) nuse-vjehrrë nuk e ka marrë aspak me sportivitet.
Deri dje pavarësisht ndarjes së çiftit, nëna e Olsit dhe Egli vazhdonin të ndiqeshin në Instagram, por jo më.
Tashmë Egli nga familja e ish partnerit ndjek vetëm kunatën dhe vetë Olsin.
Nisur nga kjo, nuk mungojnë aludimet se nëna e Olsit mund të jetë bërë shkak për ndajren e çiftit edhe pse arsyeja mbetet ende mister.
Kujtojmë se dyshja nuk ka konfirmuar ende ndarjen personalisht, por nuk kanë munguar dedikimet për njëri-tjetrin në këto ditë të vështira për to.
Egli mungoi edhe në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës, me të cilët më parë kishte një miqësi mjaft të ngushtë, por duket se nuk preferon të ndaj më të njëjtat ambiente me ish partnerin.
Shiko foton:
