Connect with us

U shtrua me urgjencë në Spitalin e Romës, operohet Papa Françesku

Lajmi Fundit

U shtrua me urgjencë në Spitalin e Romës, operohet Papa Françesku

Papa Françesku është shtruar me urgjencë të mërkurrën në një spital në Romë ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrjyrje kirugjikale.

Në njoftimin e saj, zyra e Shtypit e Vatikanit thotë se shtrimi i tij në spital ishte i nevojshëm pasi herë pas here kishte dhimbje të cilat përkeqësoheshin.

“Papa, nën anestezi të përgjithshme, do t’i nënshtrohet laparotomisë dhe operacionit plastik të murit të barkut me proteza.

Operacioni, i organizuar ditët e fundit nga ekipi mjekësor në ndihmë të Atit të Shenjtë, u bë i domosdoshëm për shkak të një hernie incizione të burgosur që po shkakton sindroma të përsëritura, të dhimbshme dhe përkeqësuese të sindromave subokluzive. Shtrimi në institucionin shëndetësor do të zgjasë disa ditë për të mundësuar ecurinë normale postoperative dhe shërim të plotë funksional”, njofton drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.

Për të njëjtin problem, Papa u operua edhe dy vite më parë dhe u kthye në Vatikan pas një shtrimi 10-ditor në spital.

Pas ndërhyrjes, Papa Françesku duhet të qëndrojë disa ditë i shtruar në spital.

Kjo është hera e tretë që Ati i Shenjtë shtrohet në spital, duke kujtuar edhe atë në mars të këtij viti pas problemeve me frymëmarrjen.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top