Connect with us

I dashuri e vrau dhe i fshehu trupin, gjenden pas 9 vitesh në një kuti brenda në mur eshtrat e Sibora Gaganit

Lajmi Fundit

I dashuri e vrau dhe i fshehu trupin, gjenden pas 9 vitesh në një kuti brenda në mur eshtrat e Sibora Gaganit

Policia e Spanjës pa gjetur pas nëntë vitesh eshtrat e 22-vjeçares shqiptare, Sibora Gagani. Bëhet me dije se trupi i të resë shqiptare është gjetur në një kuti druri, e murosur në murin e një banese, nga ish i dashuri i saj Marco R.

Sibora u raportua e zhdukur më 7 korrik të vitit 2014, ku dyshohet se u vra me thikë nga i dashuri i saj. Ky i fundit pas zbulimit të krimit dhe arrestimit nga policia, ka treguar edhe vendin ku kishte fshehur ish-të dashurën e tij.

Ai kishte zgjedhur një mur të banesës së tij për të fshehur trupin e të resë, duke e bërë ngjarjen akoma më makabre. Hetuesit e Policisë Kombëtare kishin kontrolluar vazhdimisht apartamentin ku Sibora dhe Marco kishin jetuar, por nuk kishin gjetur asgjë.

Për lokalizimin e eshtrave të 22-vjeçares, policia mësohet se ka përdorur aparatura me rreze X, duke kontrolluar të gjithë pronën, deri në gjetjen trupit të të resë, i futur në një kuti druri dhe i fshehur mirë në mur.

Pas nxjerrjes, trupi është transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Malaga ku është parashikuar të kryhet autopsia dhe të konfirmohet identiteti.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

Most Popular

Recent News

To Top