Connect with us

18 vjeç e divorcuar dhe me foshnje të sëmurë, historia e të resë: Marr borxh, nuk ia dal as të blej qumësht për djalin

Lajmi Fundit

18 vjeç e divorcuar dhe me foshnje të sëmurë, historia e të resë: Marr borxh, nuk ia dal as të blej qumësht për djalin

“Stop” ka shkuar në Kombinat pasi Ilda Rryçko, 18 vjeç, nënë e një foshnjeje 5 muajsh, ka kërkuar ndihmën e emisionit. Ajo tregon se eshtë divorcuar nga bashkëshorti dhe jeton te prindërit e saj. Por Ilda nuk ka të ardhura për të mbajtur beben e saj të sëmurë.


Ilda Rryçko: Kërkova një ndihmë për djalin që e kam 5-muajsh dhe nuk kisha të ardhura, jam e divorcuar. Nuk kam kontakte fare me burrin dhe nuk kisha mundësi për djalin. Ka lindur prematurë, kam qenë 6-muajshe, kam qëndruar 3 javë në spital.

Gazetarja: Çfarë problemi ka?

Ilda Rryçko: Ka një hernie tek kërthiza, ka edhe një qese me ujë që ajo e acaron shumë, si dhjamë e ka tek kërthiza, e ka shumë të madhe. Ajo qesja me ujë i ngjitet lart. Më ka thënë kirurgu që kur të bëjë 3 vjeç duhet ta operojmë nëse nuk i ikën.

Gazetarja: Ilda me kë jeton?

Ilda Rryçko: Me mamin dhe babin.

Gazetarja: A vazhdon shkollën?

Ilda Rryçko: Jo.

Gazetarja: A punon?

Ilda Rryçko: Jo, jo.

Gazetarja: A ke ndonjë ndihmë nga ish-bashkëshorti?

Ilda Rryçko: Sa ka mundësi, më ndihmon. Nuk është se më përgjigjet shpesh, por sa ka mundësi më ndihmon. Për këtë gjë dhe jemi ndarë sepse nuk kishte mundësi, nuk punonte.

Gazetarja: Po tek familja jote si janë të ardhurat?

Ilda Rryçko: Edhe këto nuk kanë të ardhura të mira. Babi punon në parking, mami është e operuar. Marr borxh. Në fillim e kisha me gji djalin. Kur dola nga spitali më iku gjiri fare nga stresi, i fillova formulën, por nuk ja dilja dot me formulë sepse kushton dhe i fillova qumështin. Nuk ia dal dot sepse me bidon ky e çon një ditë, ditën tjetër do bidonin tjetër. Pampersat ja kam marrë të lira, me copa. Nga emisioni “Stop” kërkoj ndihmë deri kur të bëhet djali 3 vjeç që të ushqehet.

Pas apelit të së resë, “Stop” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmojnë 18-vjeçaren me ushqime, veshmbathje dhe pampers. Ndërsa qytetari, Gëzim Beka i dhuron 100 Euro./tvklan.al

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top