Lajmi Fundit
NRG Band publikojnë këngën e re “Haram”
Grupi i njohur shqiptar, NRG Band, ka publikuar sot (e premte) projektin e tyre muzikor të ri.
Kënga quhet “Haram” dhe ata e kanë shoqëruar me një videoklip.
Teksti është shkruar nga Arben Beha, ndërsa muzika është punuar nga Besnik Qaka.
Beat-i është prodhuar nga Estto, me miksim dhe masterizim nga Arbend Qaka.
Për regjinë e videoklipit është kujdesur Visar Director.
Tani mund të gjeni këngën e plotë në kanalin zyrtar të NRG Band në YouTube.
Besnik Qaka vazhdon të mbetet i pëlqyer nga publiku, duke qëndruar besnik ndaj stilit të tij muzikor që nga fillimi i karrierës.
Shiko Videon:
