Connect with us

Blerta Deliu: Kam informtata se Erden Atiq është banor i Fushë-Kosovës!

Lajmi Fundit

Blerta Deliu: Kam informtata se Erden Atiq është banor i Fushë-Kosovës!

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, në fjalën e saj në Kuvend, ka shprehur mirënjohjen për Policinë e Kosovës, KFOR dhe mediat për veprimet e tyre në veri të vendit, ku ka pasur trazira.

Deliu në fjalën e saj ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe ministrin Sveçla për qëndrimin e tyre armiqësor ndaj Policisë dhe i ka kërkuar të kërkojnë falje.

“Kemi ndjekur me shumë interesim dhe kemi pritur që kryeministri të ishte këtu për të folur për zhvillimet në veri. Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Policinë, KFOR dhe mediat.”

“Zoti kryeministër, nëse vetëm i referoheni videove, kryeministri ka hedhur sprej në policë. Po ashtu, edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Nga Grandi deri te Kuvendi, ai ka organizuar dhjetëra demonstrata, ka qenë i dhunshëm jo vetëm kundër institucioneve, por edhe kundër Policisë së Kosovës dhe duhet t’ua kërkoni falje”, tha Deliu.

Më tej, deputetja e PDK-së reagoi ndaj Kurtit, duke thënë se Erden Atiq, kryetari i Mitrovicës nga radhët e LVV-së, është banor i Fushë-Kosovës.

“Informatat e mia janë se Erden Atiq është banor i Fushë-Kosovës. Ju e keni marrë nga komuna e Fushë-Kosovës dhe gjatë gjithë ditës na keni dhënë leksione se ai po kryen detyrën e tij në Mitrovicën e Veriut”, tha Deliu.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top