Lajmi Fundit
Luizi Ejlli i bashkohet një tjetër fushate dhe kërkon ndihmën e qytetarëve
Këngëtari i njohur dhe fituesi i edicionit të fundit të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka vendosur të bashkohet me nismën Fundjavë Ndryshe për të mbështetur një kauzë shumë të madhe.
Joel, një vogëlush i cili prej moshës 6 muajsh vuan nga një sëmundje e rëndë e mëlçisë, po përjeton një përkeqësim të shpejtë të gjendjes së tij, duke e bërë atë të humbasë buzëqeshjen dhe shpresën për një jetë të shëndetshme.
Në këtë ditë të rëndësishme për fëmijët, Luiz Ejlli ka vendosur të bashkohet me thirrjen për ndihmë për Joel-in.
Joel-i ka nevojë për një operacion shumë të vështirë dhe për të mundësuar këtë, ai duhet të shkojë jashtë vendit sa më shpejt që të jetë e mundur.
Shiko Videon:
