Connect with us

Diplomati britanik: Kosova është duke vepruar sipas ligjit, por në politikë vendos më i fuqishmi

Lajmi Fundit

Diplomati britanik: Kosova është duke vepruar sipas ligjit, por në politikë vendos më i fuqishmi

Diplomati britanik, Timothy Less, ka theksuar se Kryeministri Kurti ka të drejtë në kërkesën e tij që kryetarët e rinj shqiptar të marrin detyrën e tyre zyrtare në komunat veriore të Kosovës.

Megjithatë, sipas tij, në politikë nuk vendos ai që ka të drejtë, por ai që është më i fuqishmi.

Tensionet vazhdojnë të jenë të larta në pjesën veriore të Kosovës.

Serbët lokal po insistojnë që kryetarët e rinj shqiptar të dorëzojnë dorëheqjen nga postet e tyre në katër komunat veriore.

Megjithatë, diplomati britanik, Timothy Less, thotë se Kosova po vepron në përputhje me ligjin me emërimin e kryetarëve të rinj në komunat veriore, edhe pse ka protesta të vazhdueshme nga komuniteti serb.

Sipas tij, nëse Kryeministri Kurti nuk do të vepronte në këtë mënyrë, ai do të shkelte ligjin dhe kushtetutën e vendit.

Ai gjithashtu shprehet se kryetarët duhet të ushtrojnë funksionin e tyre nga zyrat komunale.

“Unë kuptoj logjikën e qëndrimit të Kryeministrit Kurti. Nga pikëpamja e tij, veriu është pjesë e Kosovës, pavarësisht prej atyre që jetojnë atje dhe atyre që duan. Nëse kryetarët e komunave japin dorëheqjen, atëherë ata duhet të zëvendësohen, dhe kjo është realizuar pas zgjedhjeve demokratike në veri. Tani kryetarët e rinj duhet të lejohen të lëvizin në zyrat e tyre për të kryer punën e tyre. Çdo gjë më pak do të ishte një shkelje e ligjit dhe kushtetutës”, tha ai.

Megjithatë, diplomatikthotë se në politikë ka pak rëndësi se kush ka të drejtë, sepse në fund vendos ai që është më i fuqishmi.

“Normalisht, qasja e Perëndimit është zhgënjyese për Kurtin, i cili thjesht po e mbrojt ligjin në këtë rast, por ai duhet ta ketë parasysh se humbja e mbështetjes nga SHBA-të do të ishte një katastrofë për Kosovën. Në politikë ka pak rëndësi se kush ka të drejtë, sepse në fund vendos ai që është më i fuqishmi, dhe në këtë rast është Perëndimi”, tha ai.

Sipas Less, është plan i Perëndimit që Kosova t’i japë autonomi serbëve.

“Nuk ka dyshim se ky është plani i Perëndimit. Diplomatët dhe politikanët kanë thënë gjithmonë se duan që Kosova t’i japë autonomi serbëve. Në një mënyrë apo tjetër, kjo ka gjasa të ndodhë, megjithatë ka ende shumë të panjohura. Por nëse Kosova vazhdon të sfidojë SHBA-në në çështjen e veriut të Kosovës, ajo rrezikon izolimin diplomatik dhe tërheqjen e mbështetjes amerikane, siç edhe ka kërcënuar ambasadori amerikan”, tha Less.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po bëjnë thirrje të vazhdueshme që palët të zbusin tensionet dhe të ulen në tavolinën e bisedimeve.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

Most Popular

Recent News

To Top