Connect with us

“Mori 10 milion lekë për të blerë makinë”, më në fund zbulohet ‘sherri’ në mes Adi Krasta dhe Luiz Ejlli

Lajmi Fundit

“Mori 10 milion lekë për të blerë makinë”, më në fund zbulohet ‘sherri’ në mes Adi Krasta dhe Luiz Ejlli

Vite më parë, Adi Krasta refuzoi për dy netë me radhë të përmendte emrin e Luiz Ejllit teksa e prezantonte në Festivalin e RTSH-së.

Kënga e Ejllit vinte në bashkëpunim me Rezarta Smajën, me titull “Ra një yll” por Krasta nuk denjoi t’ia përmendë emrin Luizit në prezantim, s’dimë për ç’arsye!Kështu ka bërë edhe së fundmi, kur të ftuar në emisionin e tij kishte aktoren Eva Alikaj.

Moderatori e pyeti edhe për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” por kur Eva nisi të fliste për Luizin, Krasta e ndërpreu, duke lënë të kuptohet se nuk i ka lënë inatet e vjetra.

Moderatori i ka kërkuar Alikajt të mos përmendte asnjë emër tjetër, sepse pyetja ishte specifikisht për të.

Mirëpo, “Iconstyle” ju tregon se në “Big Brother” Luiz Ejlli në fakt e përmendi Adi Krastën, duke thënë se 10 milion lekët që kishte fituar nga çmimi i “Ethet e së Premtes” nuk ia ishin dhënë, pasi i kishte mbajtur Krasta për të blerë një makinë… Duket se këtë fjali, Luizi duhet ta ketë thënë edhe më herët, duke sjellë prishjen e raportit mes tyre.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

To Top