Lajmi Fundit
E papritur, Luizi merrë pjesë në fushatë politike dhe ka dy fjalë për publikun (Video)
Luiz Ejlli është kthyer në fenomen në Shqipëri qe kur u be pjese e Big Brother Vip Albania para kater muajve duke u bere banori i preferuar i publikut.
Ai te shtunen eshte shpall edhe fitues i ketij edicioni te Big Brother duke marre cmimin e madh prej 100 mije euro.
Madje, ai tani po merr pjesë edhe në fushatat e zgjedhjeve lokale.
Në një të tillë është parë edhe sonte, por jo me partinë që tradicionalisht ka udhëhequr me bashkinë e vendlindjes së tij, Shkodrën.
Ejlli është parë në fushatën e kandidatit të PS-së, Benet Beci, ndërsa pamjet vetëm para pak çastesh i publikoi edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Ndryshe, Luizi edhe gjate qendrimit ne Big Brother ka treguar se Benet Beci e ka ndihmuar kur ka qene keq duke i gjetur vendin e punes atehere kur shume njerez i kishin kthyer shpinen.
