Lajmi Fundit
TRONDITËSE/ Mjeku i këput kokën foshnjës gjatë operacionit të lindjes
Më 24 Prill, Raniely Coelho Santos u shtrua në spitalin akademik Hospital das Clinicas da UFMG në Belo Horizonte, Brazil.
Gruaja ishte 28 javëshe shtatzënë dhe kishte probleme me tensionin e lartë, prandaj mjekët vendosin ta shtrojnë në spital, e po ashtu gjatë lindjes, babai u thirr në repart për të parë me kujdes procedurën.
Fatkeqësisht, jo gjithçka shkoi sipas planit. Mjeku, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, vendosi ta nxirrte me forcë foshnjën.
Ai kapi kokën dhe fatkeqësisht ia këputi, shkruajnë mediat e huaja.
Babai i foshnjës tha se vajza e tij lindi gjallë. Doktori ishte shumë brutal në veprimet e tij dhe gjatë lindjes ai i hipte barkut të pacientit për t’i shpejtuar gjërat. Më pas ndodhi tragjedia.
