Connect with us

Artan Hoxha plas skandalin e televizioneve: Ja e vërteta e sondazheve para zgjedhjeve

Lajmi Fundit

Artan Hoxha plas skandalin e televizioneve: Ja e vërteta e sondazheve para zgjedhjeve

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të vërtetën e sondazheve që zhvillohen nga televizionet para zgjedhjeve. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se kryesisht sondazhet i fiton partia politike dhe kandidati i të cilës ka paguar më shumë para.

Ai shprehet se ato s’kryhen nga kompanitë e huaja. Sipas tij, sondazhet më të besueshme janë ato që partitë politike i bëjnë për vete, por rezultati i këtyre sondazheve sekrete nuk publikohet kurrë.

“Nëse e keni vënë re këtë muaj, ekranet e televizioneve kanë qenë të përmbytura nga sondazhet për zgjedhjet lokale…

Në fakt, kam refuzuar çdo ftesë të kolegëve që të flas në emisionet e tyre në lidhje me sondazhet elektorale. Nuk i besoj kurrë sondazhet, sidomos ato që publikohen para zgjedhjeve.

Duke punuar në media për një kohë të gjatë, e di fare mirë si funksionon skema.

Sondazhin e fiton ajo forcë politike, e cila ka paguar paratë për televizionin që publikon sondazhin dhe pajton gjoja një kompani të huaj për të kryer sondazhin. Pra është shumë e thjeshtë, “sondazhin e fiton ai që paguan paratë”…

Sondazhet më të besueshme janë ato që partitë politike i bëjnë për vete, por rezultati i këtyre sondazheve sekrete nuk publikohet kurrë, sepse në fakt ky lloj sondazhi është afër të vërtetës…”, shkruan gazetari.

Continue Reading
You may also like...

More in Lajmi Fundit

Most Popular

Recent News

To Top