Lajmi Fundit
Pas historisë së bujshme me Tea Trifonin, Beart Rexhepi së shpejti do bëhet baba
Ish-konkurenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi po bëhet baba për herë të parë.
Ai ka postuar në Instagramin e tij një eko të bebit që do vijë në jetë, duke zbuluar në këtë formë lajmin e ëmbël.
Bearti dhe e fejuara e tij do bëhen prindër për herë të parë së shpejti.
Kujtojmë që ai i propozoi për martesë të dashurës së tij, pak muaj më parë.
“Ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë.
MashAllah”, shkruan Bearti krah fotos.
Kujtojmë se rreth y vite më parë, lidhja e Beartit dhe Tea Trifonit nga Përputhen mori përmasa të frikshme në rjete sociale e në media.
Çifti kishin krijuar një lidhje të fshehtë ndërkohë që në emision pretendonin të tjera lidhje e pëlqime.
Por kjo marrëdhënie do të zgjaste vetëm pak muaj.
